Tifozët e Barcelonës kthejnë nusen në një ultrase, video bën xhiron e botës

Barcelona viziton Frankfurtin në një skenë të pazakontë për katalanasit në Ligën e Europës. Edhe pse luhet në Gjermani, tifozët e skuadrës së drejtuar nga Xavi Hernandez, kanë vendosur ta ndjekin me shumë entuziazëm ekipin e zemrës që kërkon të fitojë këtë trofe ndërkombëtar.

Shumë prej tyre kanë pushuar Frankfurtin për ndeshjen me Eintrachtin dhe një grup ka qenë protagonist i një momenti të veçantë. Në një nga sheshet e qytetit, para tyre është shfaqur një çift i sapomartuar me nusen që po bënte fotot e rastit. Një tifoz i vendos asaj një shall të Barcelonës dhe në moment… e kthen atë në ultrase.

Tifozët e rrethojnë dhe nisin brohoritjet për Barçën, duke e kthyer sheshin në një tribunë të improvizuar, me të sapomartuarën e cila merr pjesë me shumë entuziazëm në këtë argëtim. Çifti me shumë humor bëri edhe fotot e rastit me tifozët katalanas, mes entuziazmit të tyre, ndërsa video e këtij momenti të veçantë të ditës së sotme po bën xhiron e rrjetit.