Ndeshje spektakolare, por Leipzig dhe Atalanta ndahen në barazim

Një ndeshje e dominuar në pjesën më të madhe nga gjermanët e RB Leipzig, por që për fatin e mirë të Atalantës është mbyllur me barazimin 1-1, ishte  çerekfinalja e parë e Europa League mes tyre.

Ndeshja vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 17’, kur Muriel realizoi për ekipin italian pas një asisti nga Zappacosta, duke zhbllokuar rezultatin. Me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 0-1 për Atalantën.

Në fraksionin e dytë RB Leipzig do të ishte më kërcënues dhe do të tentonte në disa raste barazimin. Megjithatë tronditës ishte momenti kur Siva humbi një penallti edhe pse për çështje sekondash Zappacosta do të bënte një autogol dhe do u dhuronte barazimin kundërshtarëve.

Të shumta ishin tentativat më pas nga të dyja skuadrat që të merrnin avantazhin, por takimi në “Red Bull Arena” u mbyll në paqe.

Ndeshja e kthimit dhe ajo që do të përcaktojë ekipin që kalon në gjysmëfinale është planifikuar të luhet më 14 prill dhe nis në orën 18:45.