FOTO/ Aksident i frikshëm në Sukth, makina përfundon në kanal, rëndë 25-vjeçari

Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Sukth-Maminas dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një 25-vjeçar.  

E.Sh, drejtues i automjetit është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.  

SYRI sjell pamjet e makinës së aksidentuar. Siç duket edhe nga kjo foto automjeti tip 'Volkswagen Passat' ka pësuar dëmtime të shumta dhe është deformuar nga përplasja. 

Durrë/Informacion paraprak 

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Sukth-Maminas në rrugë dytësore, shtetasi E. Sh., rreth 25 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. 

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjeti i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.