Unë zgjedh të jem me Amerikën e Frank Shkrelit!

Nga Gent Strazimiri

Nëse ka "dy Amerika", një e Ardian Dvoranit dhe një e Frank Shkrelit, unë zgjedh këtë të dytën sepse është ajo e tim gjyshi, e tim eti! 

Është Amerika e ditëve më shpresëdhënëse të jetës sime, filimisht si ëndërr e çartur nën realitetin e "Ardian Dvoranit", e pastaj si çartje e një ëndrre reale... 

Zgjedh Amerikën e një patrioti, shqiptar e amerikan njëkohësisht, që për shkak të Amerikës së tij, jetoi e jeton si misionar i lirisë, i fjalës së lirë e dinjitetit të burrit e të shqiptarit. 

Për të mbrojtur Amerikën e Frank Shkrelit ia vlen çdo sakrificë sepse është "foleja" ku gjyshërit dhe etërit "fshehën" dëshirën për liri, me të cilën na ushqyen pak e nga pak në ilegalitet... 

Sepse në kohën e Ardian Dvoranit, liria ishte ilegale... si Amerika!

Mbrojtjen deri në fund ia kemi borxh Amerikës së Fran Shkrelit, sepse falë besimit tek ajo;

* guxuam të ngrihemi në 1990 - 1991, pavarësisht se ende s'e kishim takuar;

* qëndruam në 1997-2005, pavarësisht se dikush e kishte eklipsuar, dhe;

* drejtuam kombin, deri aty ku as ne s'e prisnim, në 2005 - 2013, kur erdhi në Tiranë e na shtrëngoi duart!

Për Amerikën e Frank Shkrelit, paguaj çdo çmim, njësoj si për LIRINË!