FOTO/ Edi Rama merr mbështetje nga profile false të Facebook

Sa herë që Edi Rama del në një transmetim live në Facebook, në faqen e tij shpërthejnë komentet pozitive.

Në fakt komente të tilla pozitive shikon vetëm në faqen e tij, pasi sapo del nga ajo, shikon realitetin e vërtetë, që Rama mbështetet nga një pakicë e vogël.

Në fakt edhe sot pasi Rama lajmëroi legalizimin e kanabisit, plasën komentet pozitive që i dalin në mbrojtje atij dhe zgjedhjeve të bëra.

Por e vërteta është ndryshe.

Komentet në faqen e Edi Ramës, siç ndodh rëndom bëhen nga profile të rreme të krijuara në Facebook.

Në një shkrim të shpejtë të një grupi profilesh që kanë komentuar pro tij, shikohet qartazi se janë profile të sapo krijuara, pasi duket se ato të vjetra rrjeti social i ka mbyllur, pasi i ka zbuluar që janë falso.