Reagimi kundër diskriminimit krahinor/ Adriana Kalaja: Erion Veliaj po organizon një kundërprotestë

Erion Veliaj organizon kundërprotestë në të njëjtën orë, diten e premte për të hequr vemendjen nga tubimi qytetar kundër diskriminimit krahinor.

Avokatja e njohur Adriana Kalaja ka denoncuar me një shenim në faqen e saj në facebook strategjinë e kreut të bashkisë së Tiranës i cili po mundohet të sfumojë protestën qytetare kundër diskriminimit krahinor dhe shkatërrmit të Sistemit të Drejtësisë.

Ai ka shpërndarë një thirrje për protestë në mbështetje të Ukrainës në të njëjtën orë që është paralajmëruar edhe protesta qytetare para KPK në rrugën e Kavajës.

Denoncimi i avokates Adriana Kalaja:

DENONCIM:

Kam njoftuar më rrjetet sociale  dhe pranë Komisiaristit Nr.3 mbajtjen e një tubimi qytetar kundër diskriminimit krahinor dhe shkatërrmit të Sistemit të Drejtësisë.

Kjo gjë e ka turbulluar Sorosin dhe shërbëtorët e tij dhe, çuditërisht, me metoda të sigurimit të shtetit, organizojnë në të njëjtën ditë  dhe orë, protestë për Ukrainën, aq më shumë pas 52 ditë luftimesh.

Fakti që protesta organizohet nga Erion Veliaj duke urdhëruar administratën të dalë në shesh, atij që po bën çdo përpjekje të kapë Sistenin e Drejtësisë, tregon sesa e ka trembur tubimi qytetar që do zhvillohet nesër në orën 12.00  përpara Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit.

Besoj se gjërat janë shumë të qarta  se kjo gjë bëhet për të konfuduar publikun dhe se pse  dhe nga kush shuhet dhe përçahet çdo protestë. 

Nuk kam asgje lidhur me solidarizimin për Ukrainën, por unë më shumë dua SHQIPËRINË.

Ndaj nesër duhet të bëhemi bashkë për fëmijët, familjet dhe Shqipërinë.

Bojkotoni protesta me regji dhe sponsorizim të regjimit.