‘Nafta ishte 140 lekë në 2013-ën, u bë 228 lekë, në bursë mbetet njësoj’

Çmimi i naftës në Shqipëri ka fluturuar dhe shkak nuk është situata ndërkombëtare. Përkundrazi, shkaku duhet kërkuar te taksat e qeverisë së Edi Ramës.

Nëse në vitin 2013, çmimi i naftës në bursa ishte 97 dollarë për fuçi, çmimi në karburantet shqiptare ishte 140 lekë. Sot është sërish 97 dollarë në bursa, por në Shqipëri shitet me 228 lekë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar këtë fakt, duke shkruar se kjo bëhet nga babëzia dhe korrupsioni qeveritar.

POSTIMI I PLOTE

Krahasoni vetë!

Nafta në 2013-ën:

Në bursë 97$.

Në Shqipëri 140 lekë.

Nafta sot:

Në bursë 97,2$

Në Shqipëri 228 lekë!

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë situatë unike në Europë, të krijuar nga babëzia dhe korrupsioni qeveritar. Shqipëria është vendi i vetëm në botë që takson mbi 1 euro 1 litër naftë!