Cristiano Ronaldo i përgjigjet kritikave të Wayne Rooney

Wayne Rooney  në një intervistë për “Sky Sports” ka deklaruar se klubi anglez duhet të mendojë për të ardhmen dhe të mos fokusohet te yjet e futbollit, duke nënvlerësuar kështu dhe yllin e Manchesrter United, Cristiano Ronaldo.

Sipas tij, pavarësisht statistikave personale të CR7, skuadra e Manchester United nuk ka bërë përparim, përkundrazi këtë sezon ka bërë hapa pas.

Në një talk show futbolli të Sky Sports, legjenda e United, aktualisht trajner i Derby County-t bëri, thirrje që Ronaldo të largohej këtë verë së bashku me mesfushorin Paul Pogba, duke pretenduar se rikthimi i tij nuk kishte qenë në interesin e klubit.

Rooney postoi një foto të tij ku shfaqet së bashku me ish-legjendën e Liverpoolit, Jamie Carragher, dhe prezantuesin David Jones nga “Monday Night Football” dhe Ronaldo shfrytëzoi rastin për t’iu përgjigjur kritikave të Rooney-t dhe ish-it të Liverpoolit, duke komentuar: “Dy xhelozë”.

Më vetëm dy fjalë, CR7 ka thënë shumë. Kuptohet që portugezitnuk i kanë pëlqyer komentet e Rooney-t, sipas të cilit “nëse shikon të ardhmen e klubit, duhet të marrësh lojtarë më të rinj dhe të uritur për të bërë gjithçka për të ngritur Manchester United gjatë dy ose tre viteve të ardhshme…”