OBSH: Numri i infeksioneve dhe vdekjeve nga koronavirusi po bie globalisht

Numri i personave të infektuar me koronavirus dhe vdekjeve nga pasojat e infeksionit vijon të bjerë globalisht për të dytën javë radhazi, sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Raporti i fundit i OBSH-së për pandeminë thotë se nëntë milionë njerëz u raportuan të infektuar, që është 16 për qind më pak se një javë më parë. Më shumë se 26,000 vdekje janë raportuar nga Covid-19.

 

Shifrat tani janë në rënie në të gjitha pjesët e botës.

Megjithatë, OBSH paralajmëron se numrat mund të mos pasqyrojnë situatën reale sepse shumë vende kanë ndaluar testimin për koronavirus.

Ata gjithashtu u bënë thirrje shteteve që të mos heqin dorë papritur nga masat sanitare.