Kivanç Tatlitug do të bëhet baba, emri i djalit përkon me një nga rolet e tij

Kivanç Tatlitug do të bëhet baba për herë të parë.

Aktori i njohur i telenovelave turke është i martuar me stilisten Basak Dizer e cila po përjeton javët e fundit të shtatëzanisë.

 

Mediat turke kanë raportuar se emri i djalit është shumë i veçantë, kjo sepse çifti ka vendosur të marrë emrin e një personazhi që aktori ka luajtur.

Kurt Efe do të jetë emri i bebushit. Këtë emër Tatlitug mbante në serialin “Kurt Sejit dhe Sura”, i transmetuar në Shqipëri vite më parë.

 

Aktori dhe bashkëshortja e tij kanë treguar se kanë zgjedhur këtë emër pasi janë njohur gjatë xhirimeve të këtij seriali.