Image

 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO /Zbulohet thesari i lashtë kinez: 10 mijë sende prej ari dhe argjendi gjenden në lumë

Mbi 10.000 sende ari dhe argjendi, të cilat i përkasin një thesari që daton në dinastinë Ming 300 vjet më parë, janë zbuluar në fund të një lumi në Kinë.

Sendet e çmuara , që kanë qene të zhytura në fund të një lumi në një provincë në jugperëndim të Kinës për më shumë se 300 vjet, u zbuluan nga arkeologët.

Copa bizhuterish prej ari dhe argjendi, monedha, vegla bronzi dhe armë prej hekuri duke përfshirë shpata, thika dhe shtiza, u gjetën në kryqëzimin e lumenjve Minjiang dhe Jinjiang,  shkruan “RT”.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Institutit të relikeve kulturore të hënën, i cili tha se përvec vlerës monetare, thesari kishte një rëndësi shumë të madhe historike./SYRI.net/