Defekti në linjën e tensionit të lartë lë pa drita pothuajse gjithë Lezhën

Pjesa më e madhe e qarkut si dhe qyteti i Lezhës janë përballur me mungesën e energjisë elektrike që prej orës 3 të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se nënstacioni elektrik në Lezhe nuk furnizohet me energji për shkak të një defekti në linjën e tensionit te larte 110 kv në Dajç.

Energji kane vetem zona e bregut te Matit qe furnizohet nga nenstacioni i Rriles.

OSHEE bën me dije se po punon per rikthimin e energjise, nderkohe presin qe OST te riparoje defektin.