Bayern shumë pranë firmës me dy lojtarë të Ajaxit

Bayern Munich është mësuar të shikojë nga Bundesliga kur rekrutojnë lojtarë të rinj. Këtë verë, bavarezët ka ndryshuar destinacion dhe po shikojnë nga Eredivisie. Sipas asaj që raporton “Bild”, drejtuesit e klubit bavarez janë shukmë pranë transferimit të dy lojtarëve nga Ajaxi: mesfushori holandez Ryan Gravenberch dhe mbrojtësi i djathtë maroken Noussair Mazraoui.

Sa i përket holandezit, përfaqësuesit e lojtarit dhe klubi tashmë kanë arritur  marrëveshjen për një transferim këtë verë. Mbetet vetëm për të negociuar me Ajax-in, që kërkon 35 milionë euro, ndërsa Bayern dëshiron të shpenzojë 25. Megjithatë, një marrëveshje mund të arrihet shpejt. Marokeni nga ana e tij, i cili kërkohej dhe nga Barcelona, ​​do të kënaqte shumë drejtuesit e Bajyern, të cilët do të donin ta vendosin në krahun e djathtë të mbrojtjes.