Grillo: Rama me të tijët ka kapur shtetin! Ndërgjegjja kombëtare duhet të ngrihet mbi cic-micet politke

E ftuar në A Show në SYRI TV me Adi Krastën, Iva Grillo ka folur për gjendjen apatike që e ka kapur shoqërinë shqiptare pas mandatit të tretë të Ramës dhe njerëzve të tij që kanë kapur shtetin.

Sipas Grillos, propaganda ka filluar dhe ka shtrirë kaq shumë rrënjë sa që në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe të tërthorë e ka ulur komplet optimizmin e njerëzve dhe shpresën e tyre për ndryshim.

Pjesë nga intervista: 

Krasta: Njerëz të opozitës që janë kundër Ramës, thonë që po ata janë mjështra të propagandës dhe ja dalin gjithmonë. A është kjo në vetvete një disfatizëm skandaloz?

Grillo: Patjetër! Mendoj se është pikërisht ajo që ne i druheshim kur thonim që një mandat i tretë i Ramës dhe grupit pas tij që ka kapur shtetin, i druheshim një mandati të tretë se ishte pikërisht kjo.

Propaganda ka filluar dhe ka shtrirë kaq shumë rrënjë sa që në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe të tërthorë e ka ulur komplet optimizmin e njerëzve dhe shpresën e tyre për ndryshim.

Pikërisht në këtë drejtim edhe më goditjen që ka marrë opozita kohët e fundit dhe çoroditjen e saj, është goditur shpirti dhe nervi reagues, të demotivojë shoqërinë dhe ta çojë atë në një situatë që nuk ka instrumenta reagues.

Krasta: A do të duhet që edhe njerëzit e opozitës të ishin po aq aktiv në Facebook, se është edhe çështje dembelizmi kjo punë, të ishin po aq aktiv në Instigram, po aq aktiv në takime me njerëzit dhe të bëjnë më shumë në raport me atë që po ndodh në Shqipëri. Të duket sikur ka një dembelizëm dhe një apati në gjumë?

Grillo: Keni shumë të drejtë dhe mendoj se një nga arsyet se pse ne po reagojmë në mediat sociale është për tu dhënë një lloj zëri edhe atyre njërëzve të cilët nuk flasin dot në Shqipëri.

Ka njerëz të pakënaqur në Facebook, por shoh që intelektualët ose ata që duhet ti japin zërin këtij flustrimi popullor nuk artikulojnë ose kanë dalë në ballë që ta ngrejnë këtë shqetësimin popullor që bëhet zakonisht nga elitat e një vendi. E ndjej këtë vakum sepse mendoj se ne kemi zëra aty që ndërgjegjja kombëtare duhet të ngrihet mbi ato cicmicit politike dhe të tregojë ato gjëra që nuk shkojnë.