Tronditëse: 26 persona me vdesin nga uria brenda dy ditësh në Somali

Të paktën 26 njerëz kanë vdekur nga uria në rajonin jugor të Somalisë, ka konfirmuar një faqe interneti në pronësi të qeverisë vendase.

Ajo citonte ministrin rajonal dhe Kryetarin e Komitetit të thatësirave, Mohamed Hussein,  të thoshin se vdekjet kishin ndodhur brenda 36 orëve të fundit.

Ai bëri thirrje për ndihmë emergjente për të frenuar urinë,  shkruan “BBC”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i cili ishte në Somali gjatë këtij muaji, u shpreh se vendi ka nevojë për të paktën gjashtë milionë euro ndihma./SYRI.net/