Udhëheqësi çeçen Kadyrov akuzon zyrtarin e Kremlinit për pabesi

Udhëheqësi i Çeccenisë ka sulmuar zëdhënësin e presidentit Putin duke u shprehur se ai po komplomenton për të marrë kontrollin e elitës së sigurisë ruse, shkruan media britanike The Times.

Ramzan Kadyrov, 45 vjeç akuzoi Dmitry Peskov për dështimin në njohjen e patriotizmit të vërtetë mes luftës së ashpër të Ukrainës.

''Diçka duhet bërë për këtë’’ tha Kadyrov.

Ky koment i liderit çeçen erdhi pasi ai kritikoi gjithashtu Vladimir Medinsky, kreun e delegacionit të Kremlinit në bisedimet me Ukrainën , lidhur me njoftimin e tij për tërheqjen nga rajoni i Kievit.

Kadyrov sugjeroi që goja e Medinskit të mbyllej me shirit.

Një  ish-luftëtarë separatist, Kadyrov u bë besnik i Kremlit në vitin 2000.

Ai sundon Çeçeninë një republikë kryesisht myslimane në Rusinë Jugore me një kontroll të hekurt.

Forcat e tij janë akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut, duke përfshirë torturat dhe vrasjet pa gjyq. 

Ai e ka përshkruar luftën e Kremlinit në Ukrainë si një "xhihad" për luftëtarët çeçenë .