", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/April/05/auto_c1649148628.jpg", "width": 900, "height": 675 } }

Sipas ukrainasve, 18.500 ushtarë rusë janë vrarë deri tani

Ukraina pretendon se ka arritur t’i shkatërrojë më shumë pajisje ushtarake Rusisë në 24 orëshin e fundit.

Ushtria ukrainase ka publikuar raportin më të fundit sa i përket zhvillimeve në fronte – ku është bërë e ditur se kanë shkatërruar 29 tanke ruse – tri fluturake, duke i shkaktuar humbje të mëdha armikut.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes, në raportin e detajuar ka theksuar se Rusia ka humbur në 24 orët e fundit 14 mjete të blinduara patrulluese, dy sisteme artilerike, dronë si dhe sistem kundër-ajror.

Në anën tjetër, është bërë e ditur se numri i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë ka shkuar në 18.500.