Punëtori vdiq pasi i ra tulla në kokë, arrestohet pronari në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar një 55-vjeçar.

Në pranga është vënë A. M., 55 vjeç pasi një ditë më parë në një banesë të marrë me qira nga ky i fundit humbi jetën punëtori, Kastriot Celi, pasi i ra një tullë në kokë. 55-vjeçari akuzohet për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin A. M., 55 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, duke punuar në ambientet e brendshme të një banese të marrë me qira nga ky shtetas, ka humbur jetën shtetasi K. C., si pasojë e dëmtimeve të marra pas rrëzimit nga muri i kësaj banese”, thuhet në njoftimin e policisë.