Lufta/ Rusia rigrupon trupat në Ukrainën lindore|

Trupat rusë po tërhiqen nga kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, ndërsa po intensifikojnë sulmet  në rajonin separatist të Donbasit në lindje, sipas një  zyrtari të lartë të mbrojtjes së SHBA-së, BBC.

Duke folur në kushte anonimiteti, ai tha se dy të tretat e grupeve taktike të batalionit rus që rrethonin Kievin dukej se ishin tërhequr në veri drejt Bjellorusisë – sipas një aleati rus. Sipas zyrtarit, trupat rusë që po tërhiqeshin do të rifurnizoheshin përpara se të ktheheshin në Ukrainë për tu ripozicionuar dikë tjetër.

Ministria ruse e mbrojtjes pretendon se qëllimi i tyre ishte gjithmonë “çlirimi” i rajonit të Donbasit, pavarësisht dëshmive se qëllimet e tyre  ishin të pushtonin qytetet kryesore në Ukrainë.