Rrëzohet një avion në Italinë e jugut, vdes piloti

Një avion i vogël është rrëzuar mëngjesin e sotëm në jug të Italisë, ku fatkeqësisht se një person ka humbur jetën.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën që lidh Agrigento me Favara në Italinë e jugut.

Në këtë ngjarje mësohet se ka mbetur i vdekur piloti i avionit, Salvatore Cannella, 55 vjeç.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe ndihma e shpejtë, por nuk ka pasur çtë bëhet për pilotin pasi kishte ndërruar jetë gjatë përplasjes.