'Zotërojnë tregun e kokainës dhe heroinës'/ Media e Luksemburgut: Mafia shqiptare po 'pushton' Europën

Organizatat kriminale shqiptare e kanë shtrirë ndikimin e tyre në të gjithë Evropën dhe në këtë rast nuk kanë kursyer as Luksemburgun. Hetuesit e Luksemburgut kanë vendosur në listën e kriminelëve më të shumëkërkuar edhe një 31-vjeçar shqiptar të quajtur Aldo Gjini.

Ai u shpall në kërkim pas të shtënave në qytetin e Luksemburgut në Remich.

Një shkrim të gjatë dhe të detajura të shqiptarëve me te kërkuar krimet e tyre dhe menyren se si vepron organizatat kriminale i ka kushtuar media belge shqiptarëve 'Most Wanted'.

Fakti që mafia shqiptare është aktive edhe në Luksemburg nuk ka qenë sekret. Grupet e trafikantëve shqiptarë po bëhen gjithnjë e më të rëndësishëm nuk është rezultat i rastësisë: rruga ballkanike konsiderohet ende si një nga rrugët kryesore të transportit të kokainës, heroinës dhe marijuanës për në Evropën Perëndimore.

Sipas mediave në Luksemburg, aktivitetet e mafias shqiptare në fushën e krimit të organizuar janë pothuajse të gjitha mbirajonale dhe ndërkombëtare. Ata merren kryesisht me trafik droge dhe në veçanti me import dhe eksportin e saj.

Sipas ekspertëve, një grup është specializuar në krimin ndaj pronës dhe një tjetër vepron në trafikimin e qenieve njerëzore. Ata e furnizojnë Evropën me kokainë kryesisht nëpërmjet konteinerëve në portet kryesore.

Mes bandave ka pasur edhe përplasje ndërsa në mesohet se shqiptari Edinjo Pulti, aktualisht kërkohet nga Luksemburgu, i cili figuron në listën e kriminelëve më të kërkuar në Evropë.

Janë zhvilluar operacione te shumta në Belgjikë, Gjermani e shtete të ndryshme, ku janë zbuluar mënyra se si trafikohej droga dhe mesazhet e koduar dhe shqiptarët ishin koka e grupeve kriminale.

Sipas ekspertëve, dega shqiptare aktualisht po riorganizohet më shpejt dhe për rrjedhojë po zgjeron me shpejtësi zonën e saj të ndikimit në vende si Belgjika, Gjermania, Franca dhe Luksemburgu.

Policia federale belge ia atribuoi këtë faktit se grupet shqiptare falë disiplinës, besueshmërisë dhe profesionalizmit të tyre, lidhen veçanërisht më shpejt me organizata të tjera kriminale.