Makina e Iljaz Çalit me GPS, hetuesit vëzhgojnë lëvizjet dhe ndalesat

Ishte ora 23:30 e së dielës, 3 prill 2022, kur në autostradën Tiranë-Durrës biznesmeni i kromit Iliaz Çali po lëviztë në segmentin e autostradës Tirane- Durrës, kur persona ende të pa identifikuar më një makinë e cila lëvizte në paralel më makinën e Çalit hapin zjarr. 6 plumba i morën jetën biznesmenit.

Një ditë pas ngjarjes hetuesit u rikthyen sërish në vendin e krimit për të mbledhur prova të reja, pasi një natë më parë për shkak të heqjes së ndriçimit në rrugë e kanë pasur të pamundur eventimin e provave.

Paralelisht në drejtorinë e Tiranës ka filluar edhe ekspertiza e makinës tip Land Rover e cila është bërë shoshë nga plumbat. Sipas hetuesve, autorët e atentatit lëvizën me një mjet paralel me makinën e viktimës duke e qëlluar me breshëri përgjatë të paktën 50 metrave.

Pas atentatit hetuesit shkuan në biznesin që kishte dhënë makinën me qira dhe kanë sekuestruar serverin ku janë regjistruar lëvizjet e makinës Land Rover pasi kjo e fundit ka qenë e pajisur më GPS. Hetuesit po vëzhgojnë edhe lëvizjet dhe ndalesat që ka kryer 37-vjeçari Iljaz Çali dhe nëpërmjet kamerave të sigurisë.

Viktima ishte person me precedent penal pasi në vitin 2016 ishte proceduar penalisht në lidhje me kultivimin e 700 rrënjëve kanabis të cilat u zbuluan gjatë kontrolleve të policisë në zonë pas grabitjes së ndodhur në pistën e Rinasit.

Prej vitit 37-vjeçari ishte bashkëpronar i kompanisë Çali-Metal me aktivitet në nxjerrjen dhe importin e kromit me adresa aktiviteti në Durrës, në Nikël të Krujës dhe në Rinas.