Angli, gjenden qindra bimë të tjera kanabisi në Hanley

Më shumë se 1000 bimë kanabisi janë zbuluar nga policia angleze. Oficerët gjetën 295 bimë që rriteshin në disa kate të një prone në Old Hall Street, Hanley, Stoke-on-Trent të dielën në mëngjes. Në atë shtëpi u sekuestruan edhe mjete droge dhe dy thika.

Policia e Staffordshire thotë se oficerët u thirrën në atë vend në orën 9 të mëngjesit 'pas raportimeve për aktivitet të dyshimtë' në pronë. "Western Power" gjithashtu mori pjesë për të izoluar energjinë elektrike në vend.

1400 bimë të tjera u gjetën në një pronë në Paxton Street gjatë orëve të para të së hënës, tha Policia e Staffordshire.

Rreth 250 bimë u gjetën gjithashtu në një ndërtesë të pashfrytëzuar në qytet javën e kaluar.