Putin uron Vuçiçin për fitoren në zgjedhje: Do të forcojmë lidhjet Rusi - Serbi

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar presidentin serb Aleksandar Vuçiç për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Përmes një postimi në Telegram, Putini shprehu shpresën se Vuçiç do të vazhdojë të forcojë “partneritetin strategjik” midis Serbisë dhe Rusisë. Lajmi u bë me dije nga agjencitë ruse të lajmeve.

Vuçiç siguroi një mandat të dytë pesë-vjeçar mes premtimit për paqe e qëndrueshmëri, ndërsa agresioni rus në Ukrainë e ka vënë Serbinë nën trysninë e perëndimit për të zgjedhur midis lidhjeve të saj me Moskën dhe aspiratave për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.