A ka tmerre në qytetet e tjera të Ukrainës më të këqia se Bucha? Ekspertët bëjnë paralajmërimin e frikshëm

Varret masive në qytetin ukrainas Bucha kthyen në vëmëndje tmerret e Luftës së Dytë Botërore në Europë, pasi forcat ruse të tërhequra  nga rrethinat e Kievit, kryeqyteti ukrainas lanë prova të tmerrshme si varre masive të civilëve.

Disa prej tyre kishin duar të lidhura pas shpine, pamje tmerri që sollën në vëmëndje Luftën e Dytë Botërore në Europë.

Por ekspertët ukrainas kanë paraljmëruar se disa qytete të boshatisura nga trupat ruse mund të kenë parë mizori më të këqija se ato të zbuluara në Bucha pasi vendasit pretendojnë se forcat e Putinit vranë fëmijë, përdhunuan dhe kryejnë ekzekutime masive.

Tymofiy Mylovanov një një profesor në Shkollën Ekonomike të Kievit dhe një këshilltar i administratës së Zelensky, ka paralajmëruar se mizori më të rënda janë kryer në qytete të tjera.

Në një postim në Twitter, ai shkroi:

"Krimet e luftës në drejtimet Brovary dhe Chernihiv mund të jenë më të neveritshme se ato në Bucha. Ne kemi dëshmi të dëshmitarëve okularë përmes miqve, të afërmve dhe studentëve. Ne kemi nevojë për ndihmë për t'i dokumentuar nga gazetarët dhe avokatë që mund të ndihmojnë, ju lutemi kontaktoni @ZoyaMylovanova.'

Ndër shembujt që ai dha ishte një rrëfim i një djali që u dogj i gjallë, përdhunimi dhe ekzekutimi masiv i vajzave të reja dhe ekzekutimi i fermerëve që punonin tokën.

Ai shtoi:

'Po mbledhim numrat e telefonit dhe kontaktet e atyre që janë të gatshëm të flasin, emrat e fshatrave, vendndodhjet; ka një rrjet studentësh, disa mbijetuan, të tjerë jo. Ju lutemi kontaktoni motrën time për të ndihmuar në dokumentimin e kësaj. Këto janë fshatra të largëta pa mbulim mediatik.'

Ndërkohë, ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba i tha Irish Times se situata në qytetin e rrethuar të Mariupolit ka të ngjarë të jetë më keq se Bucha dhe bëri thirrje për më shumë armë për të shtyrë ushtrinë ruse nga lindja e Ukrainës, duke paralajmëruar se ata që mohuan vendin e tij për ndihma do të 'ndante përgjegjësinë' për vdekjet e civilëve.

Për imazhet rrëqethëse nga Buça, ai tha: 'Masakra e Buchës ishte e qëllimshme. Rusët synojnë të eliminojnë sa më shumë ukrainas të munden.' 

Ish-ambasadorja e SHBA-së në Ukrainë Marie Yovanovitch tha për MSNBC se masakra e supozuar e civilëve ishte 'një tmerr i papërshkrueshëm', duke shtuar: 'Zemra ime është me të vërtetë për të gjithë në Ukrainë... Mendoj se është e qartë se çfarë do të gjejmë [ në Mariupol].. dhe ndoshta do të jetë edhe më keq se në Bucha.' 

Prokurorët ukrainas thanë se kishin gjetur 410 trupa në qytete pranë kryeqytetit Kiev.

 Ata thanë se disa dëshmitarë ishin shumë të traumatizuar për të folur.

Dy varre masive u zbuluan në Bucha, një nga më shumë se 30 qytetet dhe periferitë e çliruara ditët e fundit.

Trupat e civilëve me duar të lidhura dhe plumbat në pjesën e pasme të kokës, mbushnin rrugët e qytetit të vogël në veri të Kievit.

Të mbijetuarit që dolën nga bodrumet pas disa javësh  treguan për ekzekutimet, dhunën seksuale dhe terrorin që nuk e  kishin parë që nga sundimi sovjetik i terrorit të Jozef Stalinit në vitet 1930.

Bucha u quajt 'Srebrenica e Re' në lidhje me masakrën e 8,000 muslimanëve në vitin 1995 gjatë Luftës së Bosnjës. 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko akuzuan shtetin rus për 'gjenocid'.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar  Boris Johnson  dënoi veprimet e Rusisë dhe akuzoi Vladimir Putin dhe ushtrinë e tij për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë "sulme të neveritshme kundër civilëve të pafajshëm".

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, të dielën mbrëma kërkuan që të hapet një hetim ndërkombëtar mbi akuzat për "krimet e luftës" ruse. 

Ndërkohë, kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas deklaroi: 'Nuk është një fushë beteje, është një skenë krimi' duke iu referuar imazheve të tmerrshme.

Ndërkohë, ministria e mbrojtjes e Ukrainës postoi në Tëitter pamjet e skenave, duke krahasuar gjithashtu imazhet rrëqethëse me vrasjet e vitit 1995 të 8,000 burrave dhe djemve myslimanë në Bosnje.

Aty thuhej: 'Srebrenica e re. Qyteti i Buçës ishte në duart e kafshëve për disa javë. Civilët po ekzekutoheshin në mënyrë arbitrare, disa me duar të lidhura pas shpine''.

Zbulimet rrëqethëse:

1. Rusia rruante kokat e grave të burgosura të luftës që të kujton trajtimn e grave nga nazistët në kampet e përqendrimit;

2. Ministria ruse e mbrojtjes u shpreh paturpësisht se fotot e civilëve që trupat e tyre kishin masakruar ishin 'të rreme' dhe pjesë e një 'fushate të planifikuar mediatike';

3. Më shumë krime lufte u raportuan në të gjithë vendin, duke përfshirë përdhunimin e të miturve dhe përdorimin e fëmijëve si mburoja njerëzore;

Taras Kuzio, hulumtues në grupin e të drejtave të njeriut, Shoqëria Henry Jackson, tha:

"Plaçkitja sovjetike e Evropës Lindore dhe Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore përsëritet në Ukrainë. Duke kujtuar Terrorin e Madh të Stalinit, 300 burra dhe djem deri në 14 vjeç u vranë nga ushtarët rusë në periferi të Kievit, Bucha.

Ushtarët sovjetikë përdhunuan më shumë se dy milionë gra gjermane të të gjitha moshave gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 Ushtarët rusë përdhunojnë gra dhe vajza ukrainase në moshën dhjetë vjeçare. Është koha që Perëndimi të ndalojë Putinin.'

Imazhi që portretizon femrat të kthyera në Ukrainë në një shkëmbim të burgosurish. Kokat e tyre janë rruar nga trupat ushtarake ruse në shenjë poshtërimi.

Gazetarët e Associated Press në Bucha panë trupat e të paktën nëntë personave me rroba civile, të cilët dukej se ishin vrarë nga një distancë e afërt.

Katër persona, që të gjithë mendohet se ishin civilë, u gjetën të vdekur nën një batanije në anë të një autostrade afër Bucha, Ukrainë.

Grua e moshuar ukrainase qan pranë shtëpisë së saj në Bucha.

Një grua tregon një varr të improvizuar të një burri vendas që thuhet se është vrarë nga forcat ruse, sipas banorëve, dhe i varrosur jashtë një ndërtese apartamentesh pasi njerëzit nuk ishin në gjendje ta transportonin atë në një varrezë në Bucha, Ukrainë, më 3 prill.

Një grua përqafon një ushtarak ukrainas pasi një kolonë me automjete ushtarake dhe ndihmash mbërriti në periferinë Bucha të Kievit të pushtuar nga Rusia.

Një ushtar ukrainas valëvit flamurin e vendit në një pikë kontrolli në Bucha, jo shumë larg kryeqytetit të Kievit, të shtunën, më 2 prill

Një ushtarak ukrainas përdor një copë druri për të kontrolluar nëse në trupin e një burri të vrarë i veshur me rroba civile ka mjete shpërthyese.

Kryetari i Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko (R) bisedon me njerëzit në qytetin Bucha, pranë kryeqytetit ukrainas Kiev