Atentati në autostradën Tiranë-Durrës, viktima e kishte marrë 'Land Rover'-in me qira

Syri.Net mëson të tjera detaje nga atentati mafioz i kësaj mbrëmje në autostradën Tiranë-Durrës ku mbeti i vdekur një 35-vjeçar. Burime bëjnë me dije se mjeti tip furoistradë me të cili lëvizte viktima është marrë me qira.

Mjeti tip Land Rover rezulton të jetë në pronësi të Hekuran Xhixhës, i cili jep makina me qira në zonën e Rinasit. Policia e Tiranës nga ana tjetër thotë se kanë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Këta të fundit dyshohet se janë larguar drejt Fushë-Krujës. Fillimisht ngjarja është raportuar si aksident pasi viktima në momentin që është qëlluar në lëvizje nga një mjet tjetër, është përplasur.

Por më pas u konfirmua se kemi të bëjmë me një atentat të mirfilltë dhe jo me një aksident pasi i riu kishte ndërruar jetë në vend nga plumbat.