FOTO/ Tjetër bekim për Familjen e Parë amerikane: Presidenti Trump bëhet me nip

Eric Trump, djali i presidentit amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur përmes rrjetit social Twitter se ai dhe bashkëshortja e tij po presin një djalë.

“Lara dhe unë jemi të emocionuar t'ju tregojmë se familjes Trumpnë shtator do t'i  shtohet edhe një djalë. Ka qenë një vit i mrekullueshëm. Jemi të bekuar,” ka shkruar Eric.

Presidenti Trump ka përgëzuar djalin dhe nusen, duke u thënë se ndjehet i lumtur dhe krenar me të dy, raporton "Fox News".

Gruaja e Eric, Lara, ka thënë se po kalon një shtatzëni të shëndetshme dhe pa probleme./SYRI.net/