Grida Duma: Nuk e votoj Lulzim Bashën për President të Republikës

Lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e kaluar se Lulzim Basha po negocion dhe po tenton të mbledhë firmat për të qenë kandidat për President të Republikës.

Kushtetuta parashikon se duhen firmat e 20 deputetëve që një person mund të kandidojë si kandidat për kryetar shteti. 

Ndërkohë sot nga Shkodra, ish-kryeministri Berisha deklaroi se PD nuk do të votojë asnjë kandidat të Edi Ramës, duke nënkuptuar edhe Lulzim Bashën.

Por më e prerë dhe më e saktë ishte në përgjigjen e saj për Koha Jonë, deputetja karizmatike e PD-së, Grida Duma.

Ajo tha shkurt “Jo!”, pra nuk e votoj Lulzim Bashën si President.

Ndërsa deputeti i njohur Agron Gjekmarkaj nuk u përgjigj tamam, duke lenë një “jo” elokuente si përgjigje./ Koha Jonë