Janë zbuluar kuotat për fituesin e Botërorit, favorit Brazili

Pas shortit për Kupën e Botës, kompanitë e basteve nxorrën koeficientët e parë sipas të cilave Brazili është favorit i madh për të fituar trofeun në Katar.

Brazilianëve u vlerësua me koeficent 5.5 për të fituar Kupën e Botës, dhe ndjekësit më të afërt janë Franca dhe Anglia me 6.5.

Pas tyre vijnë Spanja (9), Argjentina (10), Gjermania (12), Belgjika (13), Portugalia (13) dhe Holanda (13).

Në grupin e dytë të favoritëve bëjnë pjesë Danimarka (29), Kroacia (51), Uruguai (51), Zvicra (81) dhe Senegali (81).

Shtetet e Bashkuara (101) kryesojnë grupin e tretë të favoritëve, të ndjekur nga Polonia (126), Serbia (151), Meksika (151), Ekuador (151) dhe Kanadaja (151).

Zelanda e Re ka shanset më të pakta për të fituar Kupën e Botës me një probabilitet prej 2,001, pas Kosta Rikës me 1,501.

Vlen të theksohet se këto kuota të para do të ndryshojnë me afrimin e Botërorit.