EMRI/ Aksident i frikshëm në Fushë-Krujë, dy të plagosur rëndë, njëri dërgohet te 'Trauma'

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin nacionial Fushë Krujë-Vorë, ku një furgon tip ‘Benz’ me targe AA 752 AA është përplasur me një ‘Audi’ me targë AA 599 EM.

Si pasojë e përplasjes është plagosur rëndë drejtuesi i furgonit Ilir Musteqja banor i zonës i cili është dërguar me urgjencë tek ‘Trauma’ në Tiranë, pasi ka dëmtime në kokë, ndërsa drejtuesi i Audit është dërguar në qendrën shëndetësore të  Fushë-Kujës për të marrë mjekim.

Shkak i aksidentit sipas policisë është ndërprerja e rrugës në mënyrë të gabuar nga ana e furgonit.

Durrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:20, në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura Gjolës, një automjet tip furgon me drejtues shtetasin I. M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasen L. T.

Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetasi I. M., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.