FOTO+VIDEO/ Stuhi e pazakontë në Librazhd, rrëshqitje dheu e gurësh, bllokohet aksi nacional

Stuhi e pazakontë shiu në Librazhd. 

Reshjet e dendura kanë bërë që të ketë rrëshqitje dheu dhe gurësh në vendin e quajtur Murrash, duke bllokuar aksin nacional Librazhd-Elbasan. 

Siç duket edhe nga pamjet që sjell SYRI, masivi i dherave dhe gurëve kanë bllokuar rrugën. 

Lëvizja e automjeteve është paralizuar në këtë segment, teksa radha e makinave është kilometrike. 

Ende nuk është marrë asnjë masë nga Autoriteti Rrugor për lirimin e rrugës nga dherat dhe gurët.