Berisha uron besimtarët myslimanë: Zoti t'ua shpërblejë për familjet e tyre dhe kombin tonë!

Sali Berisha, lideri historik i PD-së, ka uruar sot besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit. Berisha ka nënvizuar që premtimi i Krijuesit për lehtësim, që vjen pas këtij muajit të shenjtë, "të shndrisë për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Në mesazhin e urimit për Muajin e Madhërueshëm, Berisha shkruan:

“Të dashur miq. Për besimtarët myslimanë, nesër është dita e parë e muajit të madhërueshëm të agjerimit, Ramazanit, gjatë së cilës ata i afrohen Krijuesit me lutje dhe sakrificë.

Unë lutem që Zoti të pranojë sakrificën dhe adhurimin e tyre dhe t’ua shpërblejë me më të mirat për familjet e tyre dhe vendin e kombin tonë.

Unë lutem gjithashtu që në përfundim të këtij muaji, premtimi i Krijuesit - lehtësimi që vjen pas vështirësisë, të shndritë për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët.”