Ai ra në dashuri me Azzurrë-t teksa i shikonte si fëmijë dhe la të kuptohej se mund të mos i duhej të priste katër vjet për të performuar në Kupën e Botës së ardhshme.

 “Më kujtohen kur isha fëmijë Kupat e Botës në vitin 1978 dhe 1982. Këto janë gjërat që të bëjnë të dashurohesh me futbollin. Kjo është një situatë e trishtueshme për fëmijët italianë, por vetëm 32 kombëtare mund të kualifikohen dhe Botërori është çdo katër vite, tani për tani...”, ka përfunduar në njeriu i parë i futbollit botëror.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/April/01/auto_Screenshot_61648798221.jpg", "width": 900, "height": 605 } }

Presidenti i FIFA-s zbulon ngjarjen që e tronditi: Është e trishtueshme!

Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) Gianni Infantino ka përjetuar emocionalisht disfatën e kombëtares italiane dhe mos shkuarjen në Kupën e Botës në Katar.

Italia u mposht nga Maqedonia e Veriut (1-0) në gjysmëfinalen e play-off-it,  duke humbur Botërorin e dytë radhazi pas vitit 2018 në Rusi.

Infantino ka pranuar se ka mbetur i dërrmuar pas humbjes së skuadrës së Robert Mancinit.

"Unë me të vërtetë doja të qaja. Është shumë e trishtueshme për të gjithë italianët, është Botërori i dytë radhazi pa Italinë. Dhe nëse kualifikohen në Kupën e Botës së ardhshme, do të ketë 12 vite mungesë," tha Infantino për Rai Sport.