", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/April/01/auto_near_nadir1648797139.webp", "width": 963, "height": 541 } }

Një foto unike e malit Everest e bërë nga një astronaut në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Agjencia hapësinore amerikane (NASA)  ka publikuar një foto unike të malit Everest , të marrë nga një astronaut kur Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) ishte pothuajse vertikal mbi malin më të lartë në Tokë.

Maja e famshme, në një lartësi prej rreth 8848 metra mbi nivelin e detit, ndodhet në rrafshnaltën Qinghai-Tibet , një zonë e njohur edhe si "Çatia e botës". 

Fotoja mahnitëse e malit Everest nga një kënd kaq i pazakontë është marrë me një aparat fotografik dixhital Nikon D5 dhe më pas është përmirësuar nga NASA.