‘Vegël në duart e Ramës’, Ndoka për Bashën: Eshtë më keq se një kufomë politike

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, shprehet se Lulzim Basha dështoi me turp edhe në dorëheqjen e tij.

Në një intervistë për Ora News, Ndoka tha se  Basha tashmë është me keq se një kufomë politike.

Nard Ndoka: "Basha dështoi me turp edhe me dorëheqjen e tij. Ai tashmë është një personazh i kapitulluar në aspektin politik, në aspektin njerëzor, në aspektin qytetar. Është më keq se një kufomë politike për hir të realitetit. Duke qenë i tillë dhe dorëheqja e palavdishme ia hoqi atë % e mirësisë që njerëzit mund të thoshin “Se edhe ky e mori një vendim”.  Basha tashmë duket si një vegël në duart e Ramës që përpiqet që edhe nëpërmjet këtyre personazheve që i kanë mbetur te selia të mbajnë një frymë përçarëse brenda PD.

Ndoka thotë se Basha në vend që të ngrihet politikisht, vazhdon me metodat e pista të tij.

Nard Ndoka: Në vend që Basha ta kuptojë gabimin e vet, të kuptojë fundin e tij politik dhe të mendojë se si ai të qëndrojë dhe të ngrihet në politikë, ai vazhdon me këto metodat e pista, me këto lojërat e vogla.