Francesco Totti nënshkruan kontratë gjashtë vjeçare?

Francesko Totti nuk e ka ndërmend të largohet nga Roma. Kontrata e italianit pëfundon në fund të këtij sezoni, ndërsa ai pritet të jetë në planet e romakëve.

Sipas mediave Totti është afër një kontratës së re me Romën, që do ta mbajë atë në “Olimpico” deri në vitin 2023, por jo në rolin e futbollistit.

Sipas presidentit të klubit, legjenda italiane do mbetet te Roma vetëm në rolin e drejtorit sportiv.