Flet Erion Veliaj: Rivaliteti im me Saimir Tahirin

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ftuar në emisioni Opinion, është shprehur se nuk ka patur dijeni për ndryshimet në qeveri dhe se ai ka qenë një vendim ekskluziv i marrë nga vetë Rama.

“Unë jo vetëm që nuk kam patur dorë, por as kam pas dijeni, i kam mësuar këto ndryshime ashtu siç i mësoi pjesa tjetër e kryesisë së PS në mbledhje dhe siç i mësuan qytetarët në media. Ka qenë një vendim ekskluziv i kryeministrit të vendit”, është shprehur Veliaj.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse Rama po tenton t’ja bëj rrugën më të lehtë Veliajt, duke hequr ata që kanë qenë zëra kontestues ndajnë tij si Tahiri, Veliaj është përgjigjur se kjo nuk është e vërtetë dhe është e gjitha një fantazi. Ai tha se do të punojë së bashku me Tahirin në Tiranë për zgjedhjet e 18 qershorit.

Fevziu: A u ‘pre koka’ e Saimir Tahirit për arsye të një rivaliteti me ju që po perceptohej në Partin Socialiste?

Veliaj: Besoj që është aspak e vërtetë, Saimir ka bvërë një punë të shkëlqyer si Ministër i Brendshëm, sepse sot Shqipëria ka rend, ka shtet, ka një kontroll territori që nuk e ka pasur më përpara.  Besoj që bashkë me Saimir kemi një barë të jashtëzakonshme për zgjedhjet e 18 qershorit”, është shprehur Tahiri./opinion