Greqi/ 21 099 raste të reja dhe 51 viktima nga Covid

Në Greqi janë regjistruar 21 099 raste të reja me Covid-19, në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i infektimeve kanë arritur në 3, 030, 492 të prekur.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 51 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 27, 510 viktima.

Sakaq numri i pacientëve të trajtuar në intubim është 355 qytetarë.