Premier League/ Në sezonin tjetër hyn në fuqi rregulli i ri

Pesë zëvendësime për ndeshje edhe në Premier League. Klubet e kampionatit anglez kanë rënë në dakord për aplikuar rregullin që “lindi” gjatë pandemisë.

Në Angli do të lejohen pesë zëvendësime duke filluar nga sezoni 2022-2023, njësoj siç ndodh në gjithë kampionatet e tjera europiane.

Pesë ndryshimet do të ndahen në tre periudha gjatë ndeshjes, plus pushimin mes pjesëve, ndërkohë që deri në fund të sezonit aktual Premier League do vazhdojë me tre ndërrime për ndeshje.

Ndërkohë, skuadrat ishullore mund të marrin deri në nëntë lojtarë në pankinë në sezonin e ardhshëm.

Një lajm që gëzon trajnerët, të cilët kërkojnë prej kohësh mundësinë për të kryer më shumë ndërrime.