‘Rama detyroi 17 institucione për inceneratorët’/ Këlliçi: Pse nuk arrestohet bashkë me Ahmetajn, Veliajn...

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, ka komentuar urdhër-arrestin e SPAK ndaj deputetit të PS-së Alqi Bllako, duke e quajtur një hap pozitiv, por nuk mundet kurrsesi që kjo aferë të përfundojë me arrestimin dhe ndalimin e gjithë anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

I ftuar në Ora News, Këlliçi theksoi se vetëm kryeministri Edi Rama ka fuqinë të detyrojë 17 institucione të japin përgjigje brenda 8-orarshit të punës, duke vendosur një rekord botëror.

Gjithashtu Këlliçi shtoi SPAK duhet të nisë arrestimin edhe të personave të tjerë si Armando Subashi, Erjon Veliajn, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknurin etj.

Në lidhje me deklaratën e sotme të Ramës se 'ministrat kanë përgjegjësi personale', Këlliçi tha se dihet mirë që në këtë vend i vetmi person që mund të ketë fuqinë të detyrojë 17 institucione të japin përgjigje, nuk mund të jetë asnjë njeri tjetër përveç kryeministrit. 

Këlliçi: Çdo vendim për të çuar para drejtësisë këdo që shkel ligjin është një hap pozitiv, por nuk mundet kurrsesi që kjo aferë të përfundojë me arrestimin dhe ndalimin e gjithë anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Nëse drejtësia do me të vërtetë të tregojë që është e paanshme dhe e pavarur, nëse duam rritje të besimit qytetarë në drejtësinë e re, nëse një test kaq i vështirë i drejtësisë duhet  të kalohet me sukses, në gjykimin tim çuarja para drejtësisë duhet të vazhdojë duke nisur fillimisht me Armando Subashin. Duhet ët çohet para drejtësisë Engjëll Agaçi i cili është i faktuar me dokumente që ka shkelur ligjin.

Çfarë pret SPAK të çojë para drejtësisë Arbehn Ahmetajn që është i faktuar, i kapur në marrëdhënie personale me Mirel Mërtirin, i kapur me të dyja këmbët dhe të dyja duart brenda kësaj afere, është sot i lirë. Çfarë pret drejtësia për Damian Gjiknurin, çfarë pret për Erion Veliajn? Incineratori i Tiranës është afera më e madhe jo vetëm në vlerë por edhe në makutërinë që është simboli i kësaj qeverie. Çfarë pret drejtësia që të shkojë te Edi Rama? Edi Rama me dy ministra në burg, me një sërë kryebashkiakësh në burg, me një sërë deputetësh në burg, me drejtorë në kanë vjedhur në këto 8 vite ka dy opsione; ose është ai ideatori dhe koka e korrupsionit ose është njeriu më i paaftë dhe hundëleshi më i madh që kabineti i tij vjedh, shkel ligjin dhe ku nuk paska asnjë informacion.

Ministrat nuk mund të kenë përgjegjësi personale, ashtu siç deklaron kryeministri Rama kur dihet mirë që në këtë vend i vetmi person që mund të ketë fuqinë të detyrojë 17 institucione të japin përgjigje brenda 8-orarshit të punës, është rekord botërore, nuk mund të jetë asnjë njeri tjetër përveç kryeministrit.