Real Madrid në telashe, Ancelotti rrezikon të mungojë edhe ndaj Chelseat

Real Madrid ndodhet në telashe, pasi trajneri i skuadrës së tyre ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë ditës së sotme, faqja zyrtare e Real Madrid njoftoi se trajneri Carlo Ancelotti ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Italiani ka shkuar në vetëizolim sipas protokollit, dhe pritet të humb dy ndeshjet e radhës.

Sipas mediave spanjolle, Ancelotti pritet të mungojë për ndeshjen e La Liga, të cilën Real Madrid e luan ndaj Celta Vigo.

Po ashtu, në dyshim italiani është edhe për ndeshjen e vlefshme për Champions League, kundër Chelsea.

Mungesa e Ancelotti në një ndeshje të rëndësishme si ajo e Champions League do të ishte goditje e madhe për ‘Los Blancos’.