‘Po më bullizoni’/ Rama si komunist, çon në 'riedukim' gazetaren e SYRI TV pas pyetjeve të sikletshme
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas takimit me kryesinë e PS-së, ku me komunikimin arrogant, shmangi pyetjet dhe interesin e gazetarëve për aferën e inceneratorëve dhe urdhër-arrestin ndaj deputetit të tij, Alqi Bllako.
Para kamerave, Rama e humbi toruan nga pyetjet e sikletshme të gazetares së SYRI TV Ambrozia Meta, duke iu kthyer termave dhe dënimeve të sistemit komunist, ku sipas tij e çoi në ‘edukim’ dhe ‘pa të drejtën e përgjigjes për 60 ditët në vijim’, vetëm se nuk i pëlqyen pyetjet.
Duke u gjendur para pyetjeve të një pasnjëshme të gazetares Meta, Rama u ndje madje edhe i bullizuar ku sipas tij po kalohej çdo cak në etikën e komunikimit.
Rama-Ambrozia Metës: E humbet të drejtën e përgjigjeve të mia për 60 ditët në vazhdim. Kalon në riedukim. Ju po kaloni çdo cak për të mos thënë se po bullizoni dhe në këtë rast jam unë i bullizuar.