Pritet arrestimi/ Rama i shmanget pyetjes nëse ka komunikuar me Alqi Bllakon: Po rri në shi për ju

Teksa pritet arrestimi i deputetit të PS Alqi Bllako, pas skandalit me aferën e inceneratorëve, kryeministri Edi Rama u shfajësua duke thënë se përgjegjësia nuk është kolektive.

Nëse ka komunikuar së fundmi me deputetin e tij Alqi Bllako, Rama zgjodhi t’i shmnget pyetjes.

“Unë po rri në shi për ju, ajo çështje është e mbyllur.”-tha Rama.

I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë ndryshime në qeveri, Rama tha se kjo nuk është e nevojshme. Ai shtoi se temë diskutimi ishte Kongresi i ardhshëm i Partisë Socialiste.