Shqiptari kapet në 'shtëpi bari', rivalët e plagosën për t'i marrë drogën me vlerë 250 mijë £

Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet britanike pasi u kap në një fermë kanabisi. Anduel Dorti kujdesej për 340 bimë kanabisi me një vlerë prej 250 mijë paundësh. Dorti mësohet se është plagosur edhe nga një bandë rivale e cila i ka hyrë në banesë për t'i grabitur drogën.

"Po pyesni se përse ka marrë plagë në këmbë? E thjeshtë. Një grup rival ka shkuar në shtëpinë ku Dorti kujdesej për bimët narkotike dhe kanë tentuar t’ia marrin. Por në këtë moment, ai është përplasur fizikisht me anëtarët e bandës. Njëri prej rivalëve më pas, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në këmbë shqiptarin."-tha gjykatësi.

Dorti është mjekuar fillimisht në Spitalin e Sheffield, duke mos treguar asnjë detaj për policinë. Ai më vonë u deklarua fajtor dhe ndaj tij nuk rezultonte asnjë precedent i mëparshëm.

"Ai kujdesej për bimët, jetonte në atë ambient, por nuk kishte lidhje me shpërndarjen e drogës. Ai erdhi në këtë Britani për të punuar në ndërtim, të fitonte para dhe t’i dërgonte në Shqipëri”, tha më tej gjyqtari.