Sanksionet ndaj Rusisë: Ky është super jahti i sekuestruar nga Britania e Madhe së fundmi

Një tjetër superjaht u sekuestrua nga Britania e Madhe si pjesë e sanksioneve të vendosura ndaj Kremlinit dhe oligarkëve rusë si rezultat i pushtimit të Ukrainës.

Jahti 58 metra quhet "Phi" ka pishinën e vet dhe "bodrumin me shishe të panumërta të verës"  sipas ndërtuesve holandezë.

 Autoritetet britanike e "lidhën" atë dhe e ndaluan të largohej nga Canary Wharf, distrikti i Londrës, të martën pasdite.

Pronësia e jahtit luksoz është " i fshehur qëllimisht mirë ", por besohet se i përket një biznesmeni rus, sipas Agjencisë Kombëtare Britanike të Krimit (NCA).

Ministri britanik i transportit, Grand Shapps vizitoi portin ku u sekuestrua superjahti 'Phi'.

Ai tha se konfiskimi i Phi dërgoi " një paralajmërim të qartë dhe të ashpër për Putinin dhe bashkëpunëtorët e tij".

 "Konfiskimi i Phi -t dëshmon, edhe një herë, se ne mund dhe do të marrim masat më të rrepta kundër atyre që kërkojnë të përfitojnë nga lidhjet ruse," tha Shapps.

Udhëtimi i parë i Phi ishte nga Ijmuiden i Holandës për në Londër më 10 dhjetor, por që atëherë nuk është larguar nga shtrati i tij në lindje të Londrës, sipas Marine Tracker.

Jahti ka gjashtë dhoma dhe mund të strehojë deri në 12 të ftuar.