Dybala në drejtim të Spanjës, sulmuesi argjentinas befason me klubin e ri

Paulo Dybala është shumë pranë largimit nga Juventus. Sulmuesi argjentinas u përfol se do të vesh fanellën e Barcelonës, por duket se në fund ai nuk do të luajë në “Camp Nou”.

Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, Dybala do ta vazhdojë karrierën në Spanjë, por për habinë e të gjithëve ai zgjodhi Atletico Madridin si klubin e tij të ardhshëm.

28-vjeçari argjentinas e vlerëson shumë bashkëkombasin e tij në stol, Diego Simeone dhe për shkak të tij dëshiron të luajë në Ëanda Metropolitano.

Mësohet se të dy kanë pasur bisedime dhe nuk do të jetë çudi nëse Dybala do të veshë një fanellë bardhekuqe duke filluar nga vera.