SYRI TV/ Artan Lame flet për Kadastrën e Durrësit: Dosjet janë të dëmtuara, me fletë të grisura

Kreu Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, këtë të mërkurë ka mbajtur një deklaratë për mediat në lidhje me kadastrën e Durrësit.

Lame tregoi se kjo kadastër është tepër problematike dhe në arkivat e saj dosjet janë të dëmtuara.

I pyetur nga Syri Tv, Artan Lame ka hedhur përgjegjësinë te punonjësit, duke thënë se pasojat do t'i vuajnë qytetarët.