Goditje për Realin, Ancelotti merr lajmin e keq përpara sfidës së kampionatit dhe Champions-it

Ishte zhdukur disi nga mendjet tona javët e fundit, midis konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës në media dhe përfundimit të kufizimeve shëndetësore, por Covid është ende i pranishëm. Gjithashtu, është edhe në Spanjë pasi Real Madridi sapo ka njoftuar se trajneri i tyre, italiani Carlo Ancelotti ka rezultuar pozitiv me virusin.

“Real Madrid informon se trajneri ynë Carlo Ancelotti ka rezultuar pozitiv me COVID-19,” ka njoftuar mjaft ftohtë në faqen e tyre Real Madridi . Për këtë arsye, Ancelottit do t’i duhet të izolohet për disa ditë. Tekniku italian do të humbasë ndeshjen kundër Celta Vigos pasditen e së shtunës. Prezenca e tij në Londër të mërkurën e ardhshme për ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League kundër Chelsea, do të varet nga kohëzgjatja e kontaminimit të tij.