Pse Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk ishin në ceremoninë e çmimeve ‘Oscar’

Çifti i njohur, Jennifer Lopez dhe as Ben Affleck nuk ishin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar 2022”. Arsyeja është shumë e thjeshtë, pasi asnjë nga filmat e tyre të fundit nuk u nominua.

 

Ndërkohë, aktualisht çifti janë më të lumtur se kurrë.

“Ben dhe Jen mezi presin të kalojnë pjesën tjetër të jetës së tyre së bashku dhe e dinë se ata ishin të destinuar të ishin bashkë”, tha një burim për Entertainment Tonight.

 

Për herë të parë, dyshja parakaluan bashkë në “Oscar-in” e vitit 2003.

Tashmë, ata ndarjen e dikurshme e kanë shndërruar në pikë të fortë, duke kuptuar çfarë nuk ka shkuar e si mund të jetë më mirë.