Tite mohon zërat e merkatos: Lajme të rreme, i kërkoj falje Arsenalit dhe Artetës

Trajneri i Brazilit, Tite, është shprehur se thashethemet që e lidhin atë me Arsenalin janë 'lajme të rreme' dhe i ka kërkuar falje klubit dhe trajnerit, Mikel Arteta.

Mediat lokale në atdheun e tij e kishin lidhur 60-vjeçarin me një rol me Topçinjtë, me pretendimet se ai kishte nisur tashmë bisedime me drejtorin teknik Edu për një lëvizje në veri të Londrës.

Tite ka kërkuar falje pas thashethemeve të fundit që e lidhin atë me punën e Arsenalit

Thashethemet tregonin se ai do të transferohej te Arsenal pas Kupës së Botës 2022 në Katar, duke u lidhur me Edu përsëri pasi kishte punuar me brazilianin si në Corinthians ashtu edhe në ekipin kombëtar.

“I kërkoj falje Arsenalit dhe Artetës , por informacioni se isha i interesuar për punën nuk erdhi nga ne, dhe nuk ka absolutisht asgjë për këtë”, tha Tite.

“Në një kohë me kaq shumë ‘fake news’, informacionet që nuk janë të vërteta më trishtojnë dhe shpresoj që kjo të korrigjohet.